Skip to content

Rama i nxjerr sekretin Çomos, zbulon kandidimin e saj në 25 Prill: Na duhesh në Kuvend dhe në qeveri, duam të bëhemi si ty

Rama:

Unë të jam shumë mirënjohës që je këtu, mbase është momenti për ta thënë këtë, jam shumë mirënjohës dhe për një fakt tjetër, duke pasur parasysh që në këtë udhëkryq ku është kjo përballje në 25 Prill, është mirë të dëgjojë jehonën e atyre që punojnë në vijën e parë.

Është një arsye për të bërë një hap dhe për të shtrirë dorën e lutjes duke kërkuar që dikush, dhe kush më mirë se komandantja e vijës së zjarrit të vijë me ne, jo për tu bërë deputetja e radhës, as për të lënë vijën e zjarrit dhe për t’u ulur në një karriget që janë shumë më të rehatshme.

Por për të qenë aty sa herë që duhet, por që një njeri si ty të mos i mungojë shumicës, Kuvendit dhe qeverisë. Në mënyrë spontante nxorra një sekret të vogël, pasi ne me shumë kënaqësi morëm aprovimin tënd, të jap fjalën që ne nuk duam të bëhesh si ne, por ne duam të bëhemi si ty.

/faxweb