Në lidhje me arrestimin e zyrtareve të Ministrisë së Shëndetësisë, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Ai e quajti një turp që një zyrtar i lartë i qeverisë të arrestohet në flagrancë duke marrë para, ndërkohë tha se reforma e drejtësisë do të godasë cilindo të fuqishëm që përlyhet në korrupsion.

 

Një sekretare e përgjithshme kapet në flagrancë duke marrë lekë. Si mund të ndodhë kjo? Këtu e kemi hapur vetë këtë kuti të pandorës, megjithëse se s’kemi pranuar duke mbajtur qeverisjen e këtij vendi për të vazhduar avazin e disa shekujve ku të pushtetshmit, kurrë asnjëherë nuk janë thirrur asnjëherë nga drejtësia. Këtë e kemi bërë ne.

 

Deklaratat numri një i qeverisë i bëri në turin e tij të falënderimeve për zgjedhjet e 14 majit. Këtë të premte Rama ishte në Tiranë me kryebashkiakët e majtë të që fituan mandatin. Por Rama kishte edhe një porosi për kryetarët e bashkive që mos të shikojnë hartën e fitores si një tregues të lumturisë së njerëzve, por ta përkthejnë si një sfidë për pritshmëritë e tyre.

 

Nuk mund të biem në kurthin që njerëzit janë të lumtur me ne. Por ajo hartë nuk është pasqyrë e lumturisë popullit me ne. Edhe këtu në sallë secili pyetet a i kënaqur me qeverinë dhe bashkinë, unë besoj që ato që do të thonë po është minimal. Njerëzit nuk janë të kënaqur, por besojnë se gjërat që ata presin të bëhen jemi ne që mund ti bëjmë dhe jo të tjerët.

 

Ndër të tjera Rama shtoi se të gjithë qytetarët duhet të dëgjohen, edhe nëse problemi i tyre nuk merr zgjidhje.

 

Kryesorja është ne mund të bëjmë shumë më tepër dhe të synojmë të bëjmë 100% është vetëm 1 dhe kjo është begenisja e njerëzve. Ështrë krijimi i një raporti me njerëzit që njerëzit të njehen të dëgjuar dhe të respektuar. Jo ccdo gjë mund të plotësohet, por ccdo gjë mund të dëgjhohet.

 

Ndër bashkitë që PS arriti të fitojë në qarkun e Tiranës, Edi Rama u shpreh i habitur me rezultatin e Kamzës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re