Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hedhur akuza në drejtim të Ramës për të cilin thotë se është i zhytur në korrupsion në procesin e rindërtimit të shkollave.

Në momentin kur solli shifrat e Agjencia e Prokurimit Publik, Basha bëri shaka me socialistët duke thënë se burimi i të dhënave është marrë nga Partia Demokratike. Pas kësaj, salla “shpërtheu” në të qeshura ndërsa, Basha vijoi fjalën e tij duke thënë se këto shifra janë nga APP-ja.

Basha bën shaka gjatë fjalës në Kuvend:
“Tenderat e zhvilluar për programin e rindërtimit të objekteve arsimore nuk janë ndërtuar nga qeveria por nga Bashkimi Europian, që qëndron në krye të listës për ndërtimin e shkollave me një fond prej 15 milionë euro kurse Bashkia e Tiranës qëndron e fundit. Burimi Partia Demokratike (qesh, duke bërë shaka) U kënaqët ëëë. Jo ore jo…Shiko si qeshin. Afroje pak, zotëri janë të dhëna nga Agjencia e Prokurimit Publik. Kujtuan se ishte PD me vërtetë. APP, do qeshni tani. Hë qeshni. Shifrat tuaja. Ti nuk i lexon se t’i merresh me të tjera”, tha Basha

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re