Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur deklaratave të kreut të opozitës Lulzim Basha pas padisë që kreu i qeverisë ka nisur ndaj gazetës gjermane Bild.

“Artist, ti nuk zhgënjen kurrë, je njish! Je i pandehur për qindramijëra euro ruse a dreqi e di ç’janë, të cilat po dreqi e di sa versione do sajosh deri në gjyq për t’i justifikuar dhe del e bilbilon për krimin që do paguaka avokatin gjerman për të luftuar lirinë e medias në Gjermani.

Se kuptove kurrë o njish që është shah politika, jo kukamçefthi as topa luftash, po mos u mërzit! Gjyqi do bëhet në Gjermani, faturat do publikohen në Shqipëri dhe e vërteta për tërë atë çorbë të prishur që gatuat, për ta helmuar këtë vend e miqtë e tij, do dalë e plotë. Gjermanisht” – shkruan Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re