Pas deklaratave të presidentit Ilir Meta për platformën me 8 pika të propozuar nga kreu i shtetit, ka reaguar kryministri Edi Rama.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, Rama shprehet se ai nuk gënjen dhe këtë e ka shkruar vetë, Ilir Meta.

Në mesazhin e tij, kreu i qeverisë thekson se nuk ka marrë draftin me pikat, nëse do e kishte marrë do i kishte shkruar për ato.

“Që unë s’gënjej IM e ka shkruar vetë, se unë nuk quhem Yuri Kim dhe s’di që Ambasadorja e SHBA të mbulojë edhe shërbimin postar + po t’i kisha marrë ato pika do i kisha shkruar pse më duken si pika vaji e uthulle që duhen ndarë, se ndryshe thyhet ena e Kushtetutës&Integrimit”, shkruan Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko