Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit iu përgjigj akuzave të Tritan Shehut, lidhur me nisëmn “Ballkani i Hapur”.

Rama u shpreh se Ballkani i hapur nuk zëvendëson procesin e Berlinit, por është një mekanizëm për të jetësuar procesin e Berlinit dhe për të përshpejtuar procesin e integrimit.

“Ballkani i Hapur” nuk është as zëvendësim, as transformim i Procesit të Berlinit apo i procesit të integrimit europian të Shqipërisë. Është një mekanizëm për të përshpejtuar procesin e integrimit dhe Procesin e Berlinit.

Që piketat e mbetura në letër të Procesit të Berlinit të transformohen në kilometra të bëra bashkarisht në kuadër të vizionit të këtij procesi”, tha Rama në Kuvend, duke iu përgjigjur në interpelancë deputetit Tritan Shehu.

Kryeministri u përgjigj dhe për akuzën se Ballkani i Hapur është një Jugosllavi e re.

“Se ku hyn Jusollavia e Re nuk e gjej dot. Bëhet fjalë për një hapësirë ku ne duam dhe unë synoj zbatimin e katër lirive të BE. Nëse qarkullimi i lirë i qytetarëve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve ishte diçka e siguruar në  Jugosllavi i bie që BE na qenka Jugosllavia ndërkohë. Është krahasim absurd i panevojshëm, i pakuptimtë,  një lojë fjalësh për të cënuar nismën që për mua është interes kombëtar dhe publik.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re