Skip to content

Rama i përgjigjet shpejt Bullgarisë: Hiqni VETO-n ose më duroni mua!

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Kryeministri Rama iu përgjigj shpejt reagimit të diplomacies bullgarisë në lidhje me qëndrimet e forta që kreu I qverisë shqiptare mbajti ndaj këtij vendi, në Samitin e BE-së, të enjten në Bruksel.

 

Oh! Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka një problem me mënyrën time të komunikimit! Mjaft e drejtë. Edhe unë kam një problem me mënyrën se si Bullgaria dëshiron të zgjidhë çështjet biletarale duke përdorur procesin e zgjerimit si mjet për të mbajtur peng dy vendet të NATO-s! Miq: Hiqni VETO-n ose më duroni mua!

 

Pak me heret, paraditen e kesaj te premteje, Ministria e Jashtme e Bullgarise deklaroi se etiketimet e Rames ne Samit ndaj Bullgarise se Veto  ishte “nje turp” qe po mban peng dy vende, ishin komunikime të ashpra, fyese nga një kryetar qeverie.

 

“Ne e mbështesim atë sot, pavarësisht gjithçkaje, në emër të një të ardhmeje të përbashkët evropiane. “Politikanët largohen. Kombet mbeten. Popujt tanë kanë një interes të përbashkët, i cili nuk duhet të cenohet nga një gjykim i gabuar i politikanëve. Si kundërpërgjigje, nuk është hera e parë që dëgjojmë komunikime të paprovokuara të ashpra, fyese nga një kryetar qeverie. Presim që kryeministri shqiptar t’i përshtatë mjetet e tij shprehëse në një gjuhë që i përshtatet një politikani të një vendi kandidat për anëtarësim në BE,”, sqaron më tej Ministria e Jashtme e Bullgarise..

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë