Kryeministri Edi Rama ka shprehur edhe njëherë qëndrimin e tij se është i gatshëm të dialogojë me opozitën por jo të negociojë.

Gjatë një konferencë për mediat nga Kryeministria, Rama tha se ka shumë detyra më të rëndësishme se sa të pres Bashën apo Kryemadhin.

Zgjedhjet e 30 qershorit kaluan ndërsa pohuat se nuk ka asnjë iniciativë të ndërkombëtarëve për të pasur një komunikim mes jush dhe Bashës. Por ndërkohë a ka një urë komunikimi mes jush dhe Bashës drejtpërdrejt? Si do të vazhdohet? Do të lihet kështu situata në shtator?

Dua t’jua them sot paraprakisht që mbas pushimeve edhe ju të jeni të vetëdijshëm për këtë. Nuk mund të vazhdojë të marri energjitë e mua dhe tonat për këtë çështje. Ne e kemi dhënë qëndrimin, unë e kam përsëritur pozicionin, jemi të gatshëm të dialogojmë në çdo moment me opozitën jashtë parlamentare. 

Por nuk jemi të gatshëm të negociojmë asgjë që lidhet me vullnetin e popullit të shprehur me votë. Unë nuk jam i gatshëm që të harxhoj kohën time dhe të njerëzve me këtë muhabet çdo ditë sepse me të drejtë çdo njeri i zakonshëm i këtij vendi, duke më dëgjuar edhe mua, mund të thotë ik se na rrokanisët kokën që të gjithë.

Ka shumë gjëra më të rëndësishme dhe shumë detyra më të rëndësishme për mua sot sesa të pres Lul Bashën apo Monika Kryemadhin apo këdo qoftë tjetër që të kandisen për të folur. Është puna e tyre. Ne kemi marrë një barrë që mua më ka hequr përfundimisht mundësinë e atij pak gjumi që bëja më përpara.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re