Gazetari Martin Leka ka komentuar fjalimet e të rinjve në Kuvendin Rinor Kombëtar të Partisë Socialiste. Sipas tij këta të rinj kanë zgjedhur modelin e vjetër, që siç thotë ai duhet zhbërë.

I ftuar në emisionin “Open” në News24, Leka deklaroi se të rinjtë mundohen të kopjojnë liderët e tyre, por theksoi se fjalimet e Ramës nuk mund të kopjohen, pasi ngjajnë shumë shëmtuar.

“E kam thënë para shumë pak kohësh, që edhe të rinjtë e partive kanë zgjedhur modelin dhe modeli është modeli i vjetër. Modeli i Sali Berishës dhe i Edi Ramës. Ka një ndryshim, sepse në fakt Rama për natyrën e vet ato fjalimet i qan dhe cdo kopje e tij është gjeja më e shëmtuar që mund të bëhet. Kurse e njëjta histori nuk mund të thuhet për palën tjetër, por është e njëjta gjuhë prej vitesh. Kur shikon këta të rinj që nuk ikin nga shtrati i fjalimeve që janë vetëm elozhe për liderët e partive, dalim në konkluzion që beteja që bëhet me të rinjtë është beteja që ka në themel kolonat e së vjetrës. Këta janë një model që duhet zhbërë. Këta duhet të ndjekin një model tjetër dhe jo atë të liderit”, tha Leka.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko