Djali i Neritan Cekës lë shtetësinë shqiptare. Presidenti Ilir Meta ka dekretuar lënien e shtetësisë të Egin Cekës, djalit të Neritanit.

Egin Ceka u bë i njohur për publikun tetë vite më parë kur u përfshi në një incidet me kryeministrin Edi Rama, në atë kohë kryetar i PS-së në opozitë.

Tetë vite më parë, Egin Ceka akuzoi Edi Ramën se gjatë një aktiviteti në Akademinë Diplomatike të Vjenës i kishte shkulur veshin, duke e cilësuar edhe si një incident diplomatik, pasi në atë kohë, Ceka ishte diplomat shqiptar në misionin e Shqipërisë në OSBE.

Për këtë ngjarje reagoi edhe Parlamenti i Shqipërisë, ku nën drejtimin e Jozefina Topallit ngriti një komision hetimor.

Tani pas tetë vitesh, Ceka lë shetësinë shqiptare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re