Ish-kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi, është shprehur se Ilir Rusmaili është emri që po përgatit kryeministri Edi Rama për poztin e Avokatit të ri të Popullit.
Komentet Maliqi i bëri përmes një interviste për Panorama TV, ku tha se Rama e ka mbajtur peng zgjedhjet e Avokatit të ri të Popullit, me qëllim që t’ja japë Lulzim Bashës dhe njerëzve të tij, si shpërblim.
Ai shtoi se Rama në fillim i shpërblen miqtë e tij, e më pas i fut në burg, ku mori shembull Saimir Tahirin dhe Vangjush Dakon.
“Qëllimi i kësaj qeverie është shpopullimi. Andej nga ne do të ikin edhe pleqtë edhe do të ngelen tokat dhe shtëpitë vetëm. Edhe me kanabisin e njëjta gjë do të jetë. Do të jenë 4-5 vetë që do të kontrollojnë gjithë tregun. Oligarkë, banda, qeveri, janë një. Këtu sot për sot, vetëm pushteti i medias ekziston. Edhe në rastin e Kuçovës ka qenë media që më ka ndihmuar mua me filmime. Këtu Legjislativi dhe Gjyqësori janë të kapur.
Kur vete te fleta e votimit, i fut një kryq atje. Edhe Gjykata Kushtetuese, unë i kam vënë kryqin që kur i quajti të ligjshme zgjedhjet lokale. Nuk pyet kjo qeveri për GJK, ju shikoni për teatrin. Ju shikoni avokatin e popullit, po e mban peng ai avokatin e popullit, do t’ua jap Lulit etj. Do të bëhet Rusmaili avokat i popullit. Ai i shpërblen miqtë e tij, më pas i fut në burg. E mbajti Tahirin, e futi në burg. Të njëjtën gjë i bëri edhe Vangjushit. Atë do i bëj Ahmetajt.
U fut kryebashkiaku i Lushnjës për një tender të vogël, kur ktu është bërë nami. Si ka mundësi që janë arrestuar deputetë dhe ministra vetëm nga PS. Nga palët e tjera del ndonjë si ai i Himarës, që thonë e kemi kapur me përgjim.
Telefoni im ka 4 muaj përgjim nga SPAK. Janë thirrur njerëzit e mi, gjasme për krime zgjedhore. Ne si opozitë nuk i kapim dot njerëzit. Vetëm nëse do rrethojmë makinën. Pasi duhet të jesh i mirëorganizuar. Atë e bën vetëm policia e shtetit. Këto janë kombinacione që i bëjnë këta vetë, godasin njëri-tjetrin. Këta ça nuk kanë bërë. Janë ndarë në fushatë miliona euro. Pse ra euro.
U blenë votat. Pse nuk është tani apo më vonë. Këtu ka nevojë për masa drastike, sepse këtu ka rënë gjithçka. E keni parë ju që ka ministra dhe zëvendësministra që nuk kanë mbaruar shkollën. Marrin edhe doktoraturën në Shqipëri. Po ndodh një fenomen për të vërë duart në kokë. Se thonë që e ka marrë personale ky. Si ndodh që një faturino si ky Salillari ka arritur të bëhet miliarder”, u shpreh Maliqi.