Kryeministri Edi Rama ka folur pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik në lidhje me Reformën Zgjedhore.

Rama tha se ishte në interesin e PD-së që të zhvillojë këtë proces, pasi ky këshill e ka përfunduar misionin e vet. Rama shtoi se marrëveshja e 5 qershorit do të votohet nesër dhe do të hyjë në fuqi dhe ndryshimet kushtetuese do të votohen me datën 30 qershor dhe do të hyjnë në fuqi.

Ndërkohë i pyetur nëse do të jetë nesër në takim me opozitën, Rama e bëri të qartë se nuk ka më takim nesër.

“Kishim një diskutim me një grup të ekspertëve të Këshillit Politik që kanë ndjekur procesin, Damiani mbase sqaron më mirë në aspektin e pretendimit që është shprehur PD-ja. Ne erdhëm për të shprehur jo vetëm vullnetin, por edhe gatishmërinë për të diskutuar mbi cdo gjë që është e paqartë, që ka krijuar keqkuptim, apo mos kuptime të caktuara për risitë kushtetuese. Është në interesin e PD-së që të zhvillojë këtë proces, sepse faktikisht ky këshilli e ka kryer misionin e vet me marrëveshjen e 5 qershorit dhe nga ana tjetër pas 30 korrikut jeta politike vazhdon. Do të na duhet të reflektojmë në ligjin zgjedhor c’ka kushtetuta lidhur me listat e hapura do të imponojë dhe më duket absurde që të bojkotohet diskutimi lidhur me këtë.

Duhet ta përsëris nuk jemi në kushtet e një vendi pa institucione dhe parlament dhe mos ekzsitenca imagjinare e parlamentit nga opozita jashtë parlamentit nuk e bën parlamentin inekzistent. Pavarësisht se PD-ja dhe aleatët e saj u arratisën duke braktisur detyrën janë pjesë e këtij realiteti politik dhe mohimi do të ishte i padrejtë, jo me personazhet, por me qytetarët. Jam i keqardhur, se është një kohë e shkurtër. Kemi konsensus me forcat parlamentare dhe kushtetshmërit me ligj dhe zakon nuk kemi asnjë hall të posaçëm, por mendoj që kemi bërë gjënë e duhur, edhe sot. Sa i përket pretendimit që të mblidhemi për cka është nënvizuar nga pala që refuzoi që të merrte pjesë, mendoj që Damiani mund të japë një sqarim se e njeh më mirë se unë procesin.

Ekspertët e kanë bërë të qartë që asgjë nuk preket. Reflektimi i risive kushtetuese është diçka tjetër. Nëse ka një reflektim për marrëveshjen e 5 qershorit nuk do të thotë asgjë fare. Marrëveshja e 5 qershorit do të votohet nesër dhe do të hyjë në fuqi dhe ndryshimet kushtetuese do të votohen me datën 30 qershor dhe do të hyjnë në fuqi. “- tha Rama.

 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re