Qeveria e ka rimëruar Hervin Çulin edhe për katër vite të tjera si drejtor të Teatrit Kombëtar.

Ky riemërim vjen në një kohë të trazuar për stafin e artistëve të TK-së, ku një pjesë e tyre janë rebeluar kundër qeverisë pasi nuk pranojnë prishjen e godinës ekzistuese për t’u zëvëndësuar nga një e re. Vetë Çuli ka mbajtur anën e qeverisë, por duke i qëndruar paksa në distancë debatit.

Rivalë për ta zëvëndësuar atë ishin: Laert Vasili, një tjetër emër pro-Teatrit të ri, si dhe Genci Fuga e Ema Andrea, që të dy kundër prishjes.

Ndërkohë, është ironike fakti që Çuli realizoi ëndrrën për t’u bërë drejtor i TK-së pikërisht nën qeverisjen e njeriut që e sulmoi për vite me radhë, Edi Ramës.

E synoi këtë post nën qeverisjen e PD-së, ku dhe zgjodhi të përfshihet në radhët e KOP-it duke sulmuar ashpër Ramën, por ndodhi që nën drejtimin e këtij të fundit të marrë atë çfarë ish-partia e tij nuk ia dha, frenat e drejtimit të Teatrit Kombëtar.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re