Skip to content

“Rama ik, Doshi ik”, Lulzim Basha tjetër mesazh shqiptarëve: Nga jugu në veri asnjë minutë paqe për regjimin, shpi më shpi ta ngremë valën e shpresës dhe besimit

Lulzim Basha ka adresuar sërish një mesazh ndaj qytetarëve shqiptarë.

Ai i fton që të dalin kundra qeverisë “Rama” deri në rrëzimin e saj.

“Sot është dyfish detyrimi ynë që valën e shpresës dhe të besimit për ndryshim që bashkë e ngritëm ta vazhdojmë, ta bëjmë më të fortë, më të vendosur. Shtëpi më shtëpi, fshat më fshat, lagje më lagje, qytet më qytet, nga jugu në veri asnjë minutë paqe për regjimin Rama-Doshi”, shkruan Basha në rrjetet sociale.