Monika Kryemadhi ka publikuar një pozë nga zyra.

Ajo thotë se po flet me shqiptarët dhe se ata janë shumë entuziastë për protestën e 8 Korrikut.

Opozita ka paralajmëruar se ditën e hënë do të rrëzojë kryeministrin Edi Rama dhe do të krijojë një qeveri tranzitore për organizimin e zgjedhjeve të reja.

“Sot, të shtunën në zyrë duke komunikuar me të gjitha strukturat e LSI-së në të gjithë Shqipërinë. E jashtëzakonshme fryma e qëndresës ndaj sistemit autokrat dhe qeverisë së krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Entuziazëm në çdo familje shqiptare për ndryshimin e këtij sistemi të kalbur.

Ftoni familjarët, miqtë, shokët, të bëhemi të gjithë bashkë më 8 korrik.

Gjatë pasdites vazhdojmë me takime në Tiranë”, shkruan Kryemadhi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re