Në kuadër të turit “Rrugëtimi për Shqipërinë”, kreu demokrat, Lulzim Basha është ndalur këtë të hënë në qytetin e Lezhës ku ka zhvilluar një bashkëbisedim me fermerët e kësaj zone.

 

Basha akzuoi qeverinë pasi sipas tij, ka braktisur bujqësinë duke I vështirësuar jetën fermerit. Duke theksuar se ky sektor do të jtë prioritet për qeverinë, Basha nuk harroi që të komentonte dhe vërshellimat kundrejt kryeministrit Rama në stadiumin Air Albania në sfidën e të dielës mes kombëtares shqiptare e asaj franceze.

Për Bashën ky ishte një mesazh I qartë nga qytetarët që kryeministri t’u hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme.

 

“Jeta e fermerit është bërl shumë e vështirë për shkak të rritjes së kostos dhe braktisjes nga shtetit. Në kontrast me atë që keni provuar me këtë qeveri, do ofrojmë zgjidhje dhe mbështetje. Të gjitha e dëgjuam jehonën e shqiptarëve. Mesazh i qartë për Ramën që të hapë rrugën për zgjedhje të lira e të ndershme që janë dhe zgjidhja e krizës që ka pllakosur. Bujqësia prioritet në buxhetin e shtetit. Rama jep 120 milion euro për 10 oligarkë, për fermerët vetëm një të dhjetën. Qeveria e PD do ofrojë zgjidhje jo propagandë boshe mashtrimi.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko