2 prill Kryeministri Edi Rama komentoi sot nga Berati programin e paraqitur nga Partia Demokratike në garën për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, ndërsa deklaroi se bërtasin: Rama ik se nuk të mundim dot.

Rama tha se Partia Demokratike thotë se ka një program serioz por në fakt ata po premtojnë se do të ulin sigurimet shoqërore njëkohësisht që do të rrisin pensionet.

“Ata thonë se ne kemi program serioz, nuk merremi me batuta. Programi serioz: do të ulim sigurimet shoqërore dhe do të rrisin pensionet. Do ulin prodhimin e qumështit dhe do të rrisin të djathit. Ky është programi i tyre. Sepse duan t’i bëjnë qejfin edhe atyre që janë në punë dhe pensionistëve. Po si mund të rritet prodhimi i djathit po të ulet i qumështit. Me sapun. Jep sapunin për dhjathë“, u shpreh kryeministri.

Nëqoftëse njeriu shkon për të pritur Lulin e përqafuar me COVID, tha kryeministri, sapunin për djath se ka problem fare.

“Se po u nis për të përfunduar në reanimacion se ka problem të përfundojë me një gargarë me ujë të ngrohtë, pasi të hajë sapunin e programit”, shtoi ai.

Rama tha se ne duhet t’u tregojmë njerëzve se gjërat kanë shkuar keq sa herë u kemi lënë atyre gjë në dorë.

“U thotë njerëzve: gjithë kohës merren me mua. Jo, ne merremi me punë. Me Gjinon merremi vetëm në një pjesë të kohës, kur duhet të flasim në fund të ditës dhe na duhet t’u themi njerëzve: o do shkojmë edhe një herë rrokapjekthi siç kemi shkuar sa herë u kemi lënë atyre gjë në dorë, ose do të ngjitemi me vështirësi drejt asaj maje ku ne duam të ngjitemi. Patjetër ngjitja është e vështirë, por unë di që me parashutë mund të zbresësh, këta ofrojnë këto parashutat që ngjiten dhe pastaj thyajnë hundët”, deklaroi Rama.

Ata nga Kukësi, tha Rama, premtojnë se do të hiqet trau.

“Cili tra do të hiqet? Të hiqet trau e të fillojë prap nga e para rënia e gurëve, dheut dhe bllokimi i rrugës nga bora. Çfarë alternative është kjo? Shtroi pyetjen Rama.

Sipas kryeministrit, sot jemi në një ndeshje dhe ne duhet t’u tregojme njerzëzve çfarë alternativash kanë.

“Natyrisht që ne nuk mund të rrimë pa folur, sepse në fund të fundit nuk jemi në një paradë bukurie. Ata janë nisur për në dasëm. Ne nuk po shkojmë në një dasëm, ne jemi në një ndeshje, dhe kjo është një ndeshje midis zgjedhjesh të ndryshme për njerëzit dhe ne do t’i bëjmë të qarta këto zgjedhje. Jo po të rrinë të bërtasin: Rama ik. Për çfarë arsyeje? Se nuk të mundim dot”, tha Rama. /j.p/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re