Skip to content

Rama inspektime në Jug me muzikën në fund/ Ish-deputeti i përvishet keq: Mashtrues! Rruga duhet të kishte përfunduar në 2013

Ish-deputeti Tritan Shehu ka reaguar ashpër për inspektimin e punimeve të kryeministrit Edi Rama në kantierin e punimeve në aksin që do të lidhë Kardhiqin me Delvinën. Në një shkrim në rrjete sociale, e akuzon Ramën se tenton të mashtrojë gjirokastritet e qarkun për rrugën që duhet të kishte përfunduar që në 2013.

“Sa here duhej te ishte mbaruar ajo pjese e mbetur qe me 2013-ten e sa here ai ka deklaruar perfundimin e saj ne pak kohe?! Asgje, asgje, vetem fjale, premtime, mashtrime ne 7 vite per kete Qark e popullesi me vlera te medha e te pa zevendesueshme”, shkruan ndër rreshta Shehu.

Reagimi i plotë: Rama diskriminon e tenton mashtroje Gjirokastritet e Qarkun!

Gjirokastra, Tepelena, Memaliaj, Kelcyra, Permeti, Libohova e Dropulli jo vetem qe jane zvogluar me dy fishin si popullesi, por jane edhe ne nje gjendje te rende ekonomike, punesimi, infrastrukturale, institucionesh sociale e shendetesore, pa investime etj, shkak keto te braktisjes masive, gje qe e theksoi sot edhe INSTAT.

Per te disaten here e pame sot Ramen duke inspektuar punimet ne rrugen Kardhiq-Delvine ne 7 vite qeverisje? Sa here duhej te ishte mbaruar ajo pjese e mbetur qe me 2013-ten e sa here ai ka deklaruar perfundimin e saj ne pak kohe?!

Po rruga Permet-3 Urat, arteriet rurale, bujqesia, blektoria, perkrahja sociale, spitali i Tepelenes, Permetit dhe me tej i Gjirokastres, per te arritur te Universiteti e pse jo, edhe te aeroporti etj.

Asgje, asgje, vetem fjale, premtime, mashtrime ne 7 vite per kete Qark e popullesi me vlera te medha e te pa zevendesueshme. Fatmiresisht tashti ka ardhur fundi i kalvarit edhe per Qarkun e Gjirokastres, shpejt fillon ndryshimi.

Kujtojmë se në inspektimet e tij, Rama nuk e lë pas muzikën dhe teksa udhëton me makinë pranë aksit ku po vijojnë punimet, dëgjohet në sfond hiti i Michael Jackson, “Beat it”.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb