Skip to content

Rama inspekton kantierin e rrugës në jug, ‘e kall’ me Michael Jackson në makinë

 

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar ditën e sotme kantierin e punimeve në aksin që do të lidhi Delvinën me Kardhiqin. Rama thekson se punimet po vijojnë me intensitet të lartë në një terren mjaft të vështirë, por përfundimi i këtij projekti do të sjelli një panoramë mahnitëse për turistët që do të kalojnë në të, si dhe do të shkurtojë ndjeshëm distancën e kryeqytetit me Sarandën.

Ajo që bie në sy nga video-ja e postuar nga kryeministri është muzika që dëgjon Rama teksa po udhëton me makinë. Në sfond dëgjohet hiti i Michael Jackson, “Beat it”.

Postimi i Ramës: Nëpër kantierin e Delvinë-Kardhiqit, ku punohet pa pushim në një terren tejet të vështirë, por ku do t’u ofrohet nesër udhëtarëve e turistëve një rrugëtim përmes një panorame mahnitëse./faxweb

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/328726764843029/?t=8