Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet e Teatrit Kombëtar, ku tha se brenda muajit tetor do të jetë ngritur karabinaja.

Kreu i qeverisë, i shoqëruar edhe nga nënkryetarja e bashkisë, Anuela Ristani, e cila ka marrë detyrat e kryetares që pas arrestimit të Erion Veliajt, tha se qendra e Tiranës do të përfitojë edhe një shesh tjetër, që do jetë para dhe mbrapa Teatrit.

Kryeministri Rama theksoi se Teatri i Ri do të jetë teatri më i bukur kombëtar në të gjithë rajonin.

Rama tha se godina e vjetër ishte një nostalgji, por pa asnjë vlerë që ajo të vazhdonte të qëndronte ende aty.

“Deri në fund të tetorit kemi guckën e mbyllur dhe do të shikoni se cfarë do të kemi.  Do të jetë teatri më i bukur kombëtar në të gjithë rajonin dhe do jetë ndër teatrot me të bukura kombëtar të ndërtuara pas Luftës së Dytë botërore se para luftës së dytë ka monumente që janë të pa konkurrueshme në formën e tyre, në Evropë.

Kështu që kjo është koha edhe pak durim dhe të gjithë ata të lënduarit me humbjen e asaj që kishim që ishte një godinë nostalgjie, por pa asnjë lloj vlere të qëndrueshme që të rrinte aty. Përveç teatrit kemi edhe një shesh që fiton qendra e Tiranës para dhe mbrapa. Kështu që durim dhe e mira është e gjitha përpara”, tha Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko