Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në punimet që po kryhen në qytetin e Beratit, në kuadrin e projektit të fazës së dytë të Programit të Rilindjes Urbane.

Rama teksa inspektonte punimet, u ndal te kopshti i Xhamisë Mbret, ku kërkoi që aty në atë zonë, në bazë të pemëve dhe luleve që përmenden në Kuran të ndërtohet një kopsht i bukur.

Ai ia delegoi këtë detyrë posaçërisht kryetarit të bashkisë së Beratit, Ervin Demos.

“Merr hap Kuranin, pemë, lule të Kuranit mbilli këtu rreth e rrotull xhamisë. Mbilli ti. Del spektakël. Pjersa tjetër përfshihet deri poshtë dhe kjo bën realisht që të duket si koka e nuses në një fustan të gjatë dasme”, tha Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re