Kryeministri Edi Rama ka inspektuar në Vlorë punimet te Bulevardi i Palmave dhe Agrumeve, për të cilin tha se është një projekt që shton gjelbërimin dhe hijeshon panoramën e qytetit.
Rama vlerësoi punën e bërë dhe sugjeroi lidhur me disa detaje të mobilimit urban, në mënyrë që rruga të jetë sa më funksionale.
Ai theksoi ndër të tjera se me përfundimin e rrugës do të rritet ndjeshëm vlera bizneseve të asaj zone.
Ndërkohë Drejtori i FShZh Dritan Agolli tha; “Kjo do jetë dhe rrugë kalimi dhe rrugë pedonale këmbësorësh duke qenë se është zgjeruar. Logjika e kësaj është logjikë e bulevardit pratikisht të Vlorës, duke i dhënë më shumë aksesibilitet këmbësorëve.”