Kryeministri Edi Rama inspektoi sot nga afër kantierin e ndërtimit të kompleksit të godinave qeveritare në zonën e Saukut në Tiranë.
Në këtë kantiere i cili pritet të përfundojë në vitin 2026 do të akomodohen me zyra disa agjenci që operojnë në fushën e informacionit dhe sigurisë kibernetike.
Teksa shprehu besimin që ka te kompania që po ndërton kompleksin e godinave, kryeministri Rama tha se godinat mund të bëhen gati edhe para afatit të përcaktuar prej 18 muajsh.
Edi Rama: Kompaninë e kemi shalqi me provë edhe kam shumë besim se do bëhet jo vetëm punë shumë cilësore por edhe në afat. Mbase edhe më shpejt se 18 muaj mund të mbyllet. Është një godinë e standardeve të sigurisë së lartë qoftë nga rëndësia e mbrojtjes së sigurisë kibernetike, qoftë për arkivën dhe qoftë me agjencinë .