Gjate një vizite ne Lushnjë, kryeministri Edi Rama inspektoi punimet për rehabilitimin e infrastrukturës rrugore, sistemin e ujitjes si dhe rikonstruksionin e kishës se Shen Thanasit ne Divjakë.
 
Nga rehabilitimi i sistemit ujitës murriz-thanë, ne Krutje te Lushnjës do te përfitojnë 15 mije fermerë dhe si rezultat i kësaj ndërhyrje verën e ardhshme do te marre zgjidhje  problemi i ujitjes për 7600 hektarë sipërfaqe bujqësore.
 
Shefi i ekzekutivit inspektoi edhe punimet ne unazën bujqësore prej 46 km te Lushnjës e cila është drejt përfundimit. Qeveria ka investuar për t’i dhëne një pamje te re edhe kishës se Shën Thanasit në Lagunën e Karavastasë qe është  monument kulture.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re