Kryeministri Edi Rama u ndal sërish tek opozita. Nga Kombinati ku zhvilloi një takim me të rinjtë, Rama tha se Basha nuk respekton dot jetën e njerëzve të tij më të ngushtë.

Ndërsa për Monika Kryemadhin, tha se ajo nuk mund të vazhdojë rindërtimin, pasi di vetëm të ndërtojë shtëpi për veten, me shumë banjo, të mjaftueshme edhe për macet.

“Kush Luli? Ti thoja unë Belindës të bëjmë një të fortë në Kombinat, pa distanca të ndërtonim një qendër COVID PRO. Kjo është e turpshme e papërgjegjshme dhe për sensin e respektit që ti ke për njerëzit.

Dhe kur ti nuk respekton të drejtën e jetës së njerëzve të tu më besnikë nuk ke asnjë të drejtë tjetër. 

Monika di të bëjë shtëpi, di të bëjë shtëpi për vete. I bën të mëdhaja, i bën për vete, dhe i bën me banjo dhe merr edhe macet e komshiut nëpër banjo. Për shtëpi të tjerëve, jo nuk dinë. 

Ama kush do rrumpallë e ka të garantuar, ajo është mënyra sesi ata vendosin hapësirën e përbashkët.

Kur ata kanë kontrollin, hapësira e përbashkët është jashtë kontrollit.”-tha Rama. 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re