Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit që po mban me qytetarët në Vlorë, ironizoi Bujar Leskajn dhe kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Hysni Sharrën. Kryesocialisti tha se ka respektin e tij pasi ka zgjedhur më budallain e Vlorës që mund të gjente në qytet përballë kandidatit të PS, Ermal Dredha.

“Do ta them shumë vlonjatëshe për herë të parë kam ndjerë respekt për Leskën sepse ëndërron të bëhet kryetar bashkie por nuk vë kandidaturën vetë por ka gjetur më budallin e Vlorës për ta bërë kandidat të opozitës. Më budalla se kandidati që ka gjetur Leskua për të konkurruar me Ermalin në Vlorë nuk e gjen dot dhe për këtë dua t’i them respekte që e kuptove se këtu nuk kruhesh dot me

PS por edhe që vure njërin që të të thonë edhe ata të tjerët s’kishe ca bëje se ishte fare dërrasë. Ka shumë jo pak demokratë nëpër Shqipëri që janë njerëz të mençur dhe të zotë por atyre nuk do t’ju vijë kurrë rradha që t’i thotë forca e tyre ‘hajde na drejto’. Sepse sa më budalla të jesh aq më i vlefshëm je për ata.”, tha Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re