Kryeministri i vendit Edi Rama mbajti nga Shkupi një konferencë të përbashkët me kryeministrin Zoran Zaev, në lidhje me shtyrjen e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nga ana e BE-së. Në fjalën e tij Rama teksa e cilësoi vendimin si një dështim të Bashkimit Evropian, ironizoi duke thënë se nuk e prish gjumin për këtë, pasi ka gjëra më të rëndësishme për të bërë që e lënë pa gjumë.
”Shkrirja e kufijve mes nesh, që ta kthejmë rajonin në zbatimin e 4 lirive të BE, lirinë e lëvizjes së njerëzve, mallrave, shërbimeve e kapitaleve. Ne jemi shumë të vegjël për të pasur ekonomi të forta duke qëndruar të ndarë nga njëri-tjetri, dhe ndryshe ne jemi mjaftueshëm të mëdhenj nëse me njëri-tjetrin e kthejmë rajonin në hapësirë të përbashkët ekonomike.
Nuk ka të bëjë me ne aspak. Ka të bëjë me vetë BE. Nuk jam i shqetësuar dhe nuk është sinqerisht po humbas gjumin për këtë, kam gjëra shumë më të rëndësishme për të ndenjë pa gjumë. Ajo çfarë është thelbësore, kemi bërë punën tonë.
Si ne ashtu dhe Maqedonia e Veriut kanë thënë që kemi bërë punën tonë. Do të vijojmë të bëjmë punën tonë.
Kur të jenë gati, duhet të na e thonë. Sfida për ne është të ndërtojmë një shtet europian, institucione europiane, standarde europiane, ekonomikisht dhe nga pikëpamja sociale, në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Ballkanin Perëndimor. Kjo është çfarë kërkojnë fëmijët tanë e çfarë meritojnë vendet tona.
Më pas nëse mendojmë të ecim para jam i lutmur, nëse jo nuk jam i palumtur”- tha Rama.
…
/faxweb
