Kryeministri Edi Rama, teksa i bëri thirrje emigrantëve të kthehen në vendin tonë, ironizoi opozitën teksa u shpreh se me “me bufin e kënetës, Shqipëria do ishte e dyta pas Gjermanisë”.

“Shqipëria nuk është as Gjermani e as Suedi se po të ishte kaq kollaj ishin bërë të tjerët, se hajt këtu që po ju pengoj unë të jeni si Gjermania, të dytët pas Gjermanisë me bufin e kënetës atje”, deklaroi kreu i qeverisë.

Kryeministri shtoi se në Shqipëri punohet me dinjitet duke theksuar se “në fund të ditës punon për veten tënde jo për dikë tjetër.

Ndërsa bëri dallimin mes Shqipërisë dhe Greqisë në fushën e ndërtimit dhe turizmit.

Edi Rama: Në Shqipëri kush punon, sidomos në fshat, punon me dinjitet. Dhe në fund të ditës nuk punon për dikë tjetër por për veten e vet, është dallim i madh.

Sa i përket krahasimeve unë i sfidoj të gjithë hajde ti bëjmë llogarinë atyre që punojnë në ndërtim në Greqi, nëse ka akoma punë në ndërtim sepse ka rënë shumë puna në ndërtim edhe në Greqi e vende të tjera të BE, po aq sa ka. Hajde bëjmë llogarinë sa merr një punëtor në ndërtim në Greqi, që shqiptarët janë punëtorët më të mëdhenj të ndërtimeve atje dhe sa merr në Shqipëri, pastaj hyjmë pak në thellë, sa taksa paguajnë atje dhe sa paguajnë këtu, sa qira paguajnë atje dhe sa këtu ku 94% e shqiptarëve kanë shtëpinë e tyre.

Problemi i shtëpive të çifteve të reja do fillojë të jetë më i mprehtë, sa kushton transporti atje dhe këtu. Kur je jashtë qytetit kompania të paguan fjetjen dhe ushqimin.

Në turizëm, sa marrin atje dhe sa marrin këtu. Sa e ka qiranë atje dhe sa i del këtu. Kjo është jeta e fakteve, pastaj duam të flasim dokrra, e të themi zi Shqipëria e bardhë Europa. Shqipëria nuk është as Gjermani e as Suedi se po të ishte kaq kollaj ishin bërë të tjetër, se hajt këtu që po ju pengoj unë të jeni si Gjermania, të dytët pas Gjermanisë me bufin e kënetës atje.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko