Kryeministri Edi Rama sërish ka ironizuar opozitën duke postuar një video të animuar në rrjetet sociale, me personazhe Sali Berishën, Adriatik Lapajn dhe Lulzim Bashën.

Në dialogu mes tyre, kryeministri e portretizon Lapajn si një politikan të ri, por të lidhur me të kaluarën dhe jo si përfaqësues i vërtetë e ndryshimit.

Berisha shfaqet si figura që e udhëzon se çfarë duhet të bëjë për zgjedhjet e 11 majit. Ndërsa Basha ‘fton’ Lapaj që të bëhet Euroatlantik, ai përsërit deklaratën e tij drejtuar Ramës se 7×7=313.

Dialogu ne videon e animuar te postuar nga Rama: 

Lapaj: O buf, ti thua të them Shqipëria bëhet po si bëhet?

Berisha: Me zhurmë dhe premtime Lapaj!

Basha: Revolucioni ka ardhur! 7×7=313

Lapaj: O Basha fli or burrë se s’ta kemi ngenë edhe ty!

Basha: Unë të fle? Tani që fitorja po më buzëqesh s’ka më gjumë!

Berisha: Kurrë s’do ketë fitore për ty tradhtar! Fitorja do t’i buzëqeshë vetëm Lapaj po më dëgjoi mua!

Basha: Lapaj e gënjen mendja bashkë me ty! To Adriatik bëhu euroatlantik!

Lapaj: Ik o Basha merru me Ramën që gënjen. Berisha është burrë që e mban llafin.

Berisha: Bravo Lapaj! Ti bëhesh! Tani rolin e ke ti!

Lapaj: Do rris pagat, do ul çmimet, do e bëj Shqipërinë lule o lule.

Berisha: Shkëlqyeshëm! Dhe kur të të pyesin si do t’i rrisësh pagat do thuash do ia marrim hajdutëve.

Lapaj: E di atë!

Berisha: Nëse dikush thotë që ti punon për mua, do thuash jam i ri. Jam i popullit, jo i politikës!

Lapaj: Ashtu jam!

Berisha: Ti je një talent natyral djalosh. Gënjen dhe i beson edhe vetë ato! Bravo!

Lapaj: Shqipëria bëhet atëherë!

Berisha: Atë e shohim më vonë, po tani përgatitu se po vjen ora e shfaqjes.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko