Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot kantierin e ndërtimit të lagjes së re në zonën e Spitallës në Durrës, atje ku po ndërtohen apartamente të reja për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Gjatë inspektimit, kreu i qeverisë, në nisje të fushatës elektorale nuk i kurseu thumbat për PD-në, duke kujtuar një lapsus të hershëm të kreut të demokratëve në Durrës, Ferdinand Xhaferraj, ndërsa shtoi se ‘Ata nuk ishin të zotët që të përmirësonin cilësinë e diellit’.

Këtu bëhet fjalë për ardhje në një lagje super del. Do të jetë lagja më e bukur e Durrësit, pasi gjithçka do të ndërtohet nga planet e së ardhmes, s’do të ketë asnjë nga bëzhdilat e së shkuarës, siç janë lagjet europiane.

Nga pikëpamja e arkitekturës, flet vetë projekti.

Do të jenë hapësirat për parkime, Kopshti, çerdhet, qendrat shëndetësore, do të jetë një nga lagjet rezidenciale, që janë jo në qendër të qytetit. Me stadiumin e ri, me Ekoparkun, është një botë e re që lind në këto themele këtu dhe që do të zhvillohet.

Brenda këtij viti ky projekt do të jetë realitet. Ata që do të marrin apartamentet e tyre, do t’i paguhet qiraja. Kush do të vijë në këtë lagje, do t’i bëjë dhuratë fëmijëve të vetë.

ka kemi trashëguar ne në vite, në pikën më të dobët, janë për fëmijët pasi  nuk kanë hapësira. Edhe për të moshuarit do të jetë fantastike.

Ne nuk e kemi zotësinë që të rregullojmë cilësinë e diellit, këtë e kanë ata që e kërkuan rritjen e cilësisë së diellit dhe e lanë Durrësin vatra kancerogjene.

Por mundëson që cilësia e ajrit të Durrësit të jetë përmirësuar në mënyrë eksponenciale. Ja pse mandati i tretë është me rëndësi.”, tha Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re