Skip to content

Rama ironizon situatën në PD: Nëse duan 2 seli jemi të gatshëm t’i ndihmojmë, prisni se po vjen dhe një i tretë

Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit online me demokratët ka ironizuar sitatën në PD. Rama tha se është i gatshëm t’i ndihmojë të dyja palët duke i dhënë dy godina.

“Nëse duan 21 seli përkohësisht t’i ndihmojmë”, tha Rama. Ndërsa nuk ka lënë pa përmendur edhe Ilir Metën.

“Po të ishte për cinizmin e numrave unë i kam mundur të dy, dhe i mund jo të dy, por të tre, se janë tre. Por i treti rri dhe vështron se prisni se do vijë dhe i treti të futet në këtë mes. Nuk është as personale dhe as partiake. Kjo nuk është partiake, por është shoqërore”, tha Rama.