Kandidati i pavarur për Bashkinë e Sarandës, Gjergji Mërkuri, i është përgjigjur kërkesës së kryeministrit Edi Rama për tërheqjen e tij nga gara, me sloganin e PS-së (Nuk ka kthim pas, vetëm përpara).

Përmes një reagimi në Facebook, në përgjigje të kërkesës së djeshme të Ramës nga Saranda, Mërkuri shprehu bindjen te fitorja dhe ftoi qytetarët ta mbështesin në 14 maj.

Reagimi i Mërkurit:

Të dashur miq, slogani ynë i kësaj fushate elektorale për Bashkinë e Sarandës “Vendosin qytetarët, jo partitë”, bëri të kuptojnë qartë të gjithë aktorët politikë fitoren tonë në 14 maj. Ne jemi të bashkuar dhe me një ambicie të vetme, që në 14 maj të triumfojë qytetaria. Ne jemi futur në këtë garë që të fitojmë dhe ta çojmë Sarandën në një fazë tjetër zhvillimi, duke u bazuar në dashurinë që kemi për këtë qytet ku ushtrojmë aktivitetet tona jetësore të përditshme.

Ditën e djeshme Saranda u vizitua nga kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama, duke dëgjuar fjalët e mira në adresën time dhe kërkesën e tij, ne si qytetarë i përgjigjemi me sloganin e tij të fushatës elektorale:

“NUK KA KTHIM MBRAPA, VETËM PËRPARA”.

Teksa na ndajnë dhe një javë nga data zgjedhjeve unë informoj të gjithë bashkëqytetarët e mi se fushata jonë vazhdon intensivisht dhe këtë javë. Ne do të jemi kudo, do të flasim me çdo qytetar që e do Sarandën, të majtë dhe të djathtë qofshin. Kjo nuk është një betejë poltike, kjo është një betejë për Sarandën dhe qytetarët do të triumfojnë në 14 maj.

Ndaj këtë javë ftoj çdo mbështetës dhe simpatizantë, të flasë me këdo që mundet, të përcjellë mesazhin në çdo cep të qytetit, të unifikojmë forcat, pasi nga fitorja na ndan vetëm një javë. VENDOSIN QYTETARËT, JO PARTITË

Fjala e Ramës në Sarandë:

Gjergj Mërkuri është një djalë idealist, një djalë i ndershëm, i drejtë. Gjegj Mërkurit njerëz këtu të PS i kanë rënë në qafë dhe kanë bërë gabimin shumë të madh. Kjo nuk është arsye për të bërë atë Stefani nuk e bën kurrë. Kjo nuk është arsye për t’u çuar dhe për të dalë matanë rrugës dhe për të kërkuar voto që i bëjnë dëm PS në këtë betejë. Nuk ka asnjë këtu që është në këtë shesh, nuk ka asnjë këtu që nuk është në këtë shesh dhe që nuk e do kthimin mbrapa, që është dakord me atë që po bën Gjergji aktualisht.

Hatërmbetja nuk është këshilltar i mirë. Aq më pak pastaj, dalja në anën tjetër të rrugës pavarësisht se të kanë rënë në qafë. Gjergjit i kanë rënë në qafë, por tani Gjergji nuk duhet ti bie që qafë të gjithë PS, të gjithë atyre që janë këtu dhe mbi të gjitha nëse askush nuk gëzohet për ata që bën Gjergji janë ata të tjerët që gëzohen.

Kështu që unë gjegjin do ta ftoja të gjejë arsyen brenda vetes dhe nëse për një arsye ose një tjetër e ka të pamundur që ta ulë pak kokën, të paktën ta mbyllë fushatën. Ta mbyllë fushatën dhe të presë përfundimin e fushatës më 14 maj, të presë fitoren e Oltit dhe të PS dhe pastaj të kthehet në PS të ulemi në tavolinë t’i diskutojmë gjërat. Ata që kanë rënë në qafë ta pranojnë fajin, Gjegji ta pranojë fajin që po bën.

Të bashkohemi dhe vazhdojmë përpara. Ndërkohë të gjithë atyre që i kanë thënë Gjergjit vazhdo përpara se ne do vijmë pas teje, që janë të majtë dhe që janë njerëz që duan Sarandën u them ndihmojeni Gjergjin të mbyllë fushatën dhe ka vetëm një drejtim më 14 maj, drejtimi është tek kandidati ynë dhe tek PS. Çdo gjë tjetër është gabim i madh që për një njeri si Gjergji bëhet edhe faj. E kuptoj mirë Gjergjin, i kuptoj edhe ata që kanë arsye për të qenë të hatërmbetur.

Në zyrat tona nëpër qytete kemi njerëz që nuk jemi krenarë, ata njerëz jo vetëm që nuk janë të denjë për PS, për qytetarët, por ata njerëz janë arsye për t’u skuqur ne të gjithë. Ama zgjidhja nuk është ajo që ka gjetur Gjergji bashkë me ata që e mbështesin. Zgjidhja është të vazhdojmë të këmbëngulim këtu së bashku dhe ti përmirësojmë gjërat sëbashku, sepse edhe njëherë po ta kthejmë kokën mbrapa.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re