Ndërkohë që qytetarët protestonin para Kryeministrisë, kreu i qeverisë ka dalë live në Facebook. Sipas kryeministrit Rama, protesta e qytetarëve për rritjen e çmimit të naftës në këto kushte është e natyrshme.

“Në jetën time nuk jam përkulur kurrë për të futur dorën në xhepin e askujt dhe kam kuptuar se leku në varr nuk bën punë sa dheu.

Problemi themelor në situata të tilla është bashkimi. I kam ndjekur me shumë vëmendje reagimet dhe komentet, qysh pas konferencës kur folëm me shifra për thellimin e krizës dhe masat tonë.

Çmimi i naftës rritet duke ngritur natyrshëm valën e shqetësimit”, tha Rama.

Kryeministri Rama iu përgjigj akuzave të qytetarëve në lidhje me rritjen e çmimit të naftës, kur ndërkohë ne jemi një vend i pasur me naftë dhe gaz natyror.

Rama u shpreh se nafta e prodhuar në vend është një naftë e rëndë dhe nuk mund të përdoret në makina, pasi do t’i çonte ato për skrap.

“Duhet të bashkohemi. Disa kanë bërë ironi dhe përqeshje me këtë. Për çfarë bashkimi flet, ku do bashkohemi, ti je në rehatinë tënde jemi ne që e hamë.

Të paktën të isha në rehatinë time nuk do isha në këtë detyrë. Jam njeriu i fundit që e pres me qetësi rritjen e çmimeve apo njeri  fundit që

Dua të them për bashkimin te faktet, ne mund të jemi të ndarë për opinionet, por nuk mund të jemi të ndarë te faktet.

Marrim energjinë, ne nuk e kemi mjaftueshëm energjinë as kur nuk jemi në kulmin e prodhimit, kur ka reshje të bollshme.

Ashtu dhe për naftën, ne nuk kemi naftë për diesel apo benzinë, ne kemi naftë të rëndë që shitet për bitum.

Nëse nafta jonë do të futej në pompa dhe nga pompat do të hynte në sarbatorët e makinave tona për një javë do t’i çonte për skrap makinat tona”, tha Rama

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re