Mbrëmjen e kësaj së premte, kryeministri Edi Rama është në Vlorë për takimin përmbyllës elektoral.

Një grup mbështetësish të opozitës e pritën kryeministrin me protesta, cka ka sjelle reagimin e kryeministrit.

“Ja dhe çeta haxhiqamiliste e Vlorës gati për antimitingun enverist të radhës, “Rama Ik”, ku mungon vetëm Saliu me automatik, Luli me matrapik, Iliri me llastik dhe Fallxhorja me zhapik, po ama turpi i ngrënë me bukë vazhdon sistematik dhe revolucioni është bërë mekanik”, shkruan ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re