Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me qytetarët e Vlorës.

 

Gjatë fjalës së tij, kryeministri është shprehur se, Vlora sot është një pasqyrë transformimi, duke përmendur investimet në infrastrukturë.

 

Ky transformim sipas kryeministrit po prodhon ekonomi dhe rritjen e kërkesës turistike për Vlorën.

 

Rama theksoi se fluturimi i parë nga aeroporti i Vlorës do të bëhet në fund të vitit 2024.

 

“Vlora sot është një pasqyrë e një transformimi që ka filluar të prodhojë ekonomi dhe të rrisë kërkesën turistike për Vlorën. Por kjo është edhe një sfidë për të pasur më shumë kapacitete dhe për të pasur edhe shërbim më të mirë. E kemi nisur me dy kantierë që do i japin një shtysë turizmit, portin e ri turistik të Vlorës që do sjellë një tjetër kategori turistësh dhe patjetër që do stimulojë edhe një pjesë tjetër të zinxhirit ekonomike dhe portit të ri tregtar që do lehtësojë shumë industrinë e peshkimit.

 

Kantieret e reja që janë hapur dhe që do hapen besoj që do i japin impuls të rëndësishëm Vlorës, rruga e re Orikum Dukat, lidhja e saj me tunelin dhe kalimi në anën tjetër të Llogarasë dhe Bypass-i që është funksional janë pjesë të një infrastrukture për dekada që do rrisë kapacitetin e qarkullueshmërisë. Jemi shumë optimistë që do kemi fluturim e parë në fund të vitit 2024, shpresojmë që mos të kemi surpriza sepse jemi mësuar që jo gjithçka varet nga plani dhe vullneti”, është shprehur Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re