Kryeministri Rama shfrytëzoi pyetjet dhe ankesat në facebook dhe rrjetet e tjera sociale për ti dhënë përgjigje disa pikepyetjeve mbi paketën ekonomike të ndihmës në këtë situatë fatkeqësie natyrore por edhe lehtësirat mbi lëvizjet e qytetarëve.
Rama tha se e gjithë java e ardhshme do të jetë në funksion të punës për pagat e luftës për të gjithë ata biznese të vogla që kanë aplikuar pranë Ministrisë së Financave për ndihmen shteterore.
“Nga e marta e javës së ardhshme do të miratojmë dhe lëvrojmë pagat e “luftës” për punëtoret e biznesit të vogël që po qëndron mbyllur. Ka ende biznese që nuk kanë aplikuar dhe për këtë ka ende afat”.
Kreu I qeverisë u ndal edhe tek pagesa e energjisë për të cilin pati të njëjtin mesazh të para pak ditëve.
“ Pagesa e energjisë nuk negociohet. Kush nuk paguan do ti ndërpritet energjia”.
Rama konfirmoi gjithashtu se këtë muaj pensionistet do të marrin më shumë sesa muaji I kaluar për shkak të indeksimit të pensioneve nga qeveria.
Ndërkohe, Rama tha se nuk do të cënohet aspak bursa e studenteve që do të vazhdojë të jepet rregullisht.
Kryeminstri tha se kush denoncon pronarin për punën në të zezë do të marrë nga qeveria pagen minimale. Ai paralajmëroi se qeveria do të merret seriozisht me punën në të zezë.