Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se Turqia është një vend kyç për sigurinë e kufijve të Evropës.

Rama mbajti një fjalim në konferencën e zhvilluar në Athinë, kryeqytetin e Greqisë nga ana e revistës “The Economist” me bashkëpunimin e qeverisë greke.  

Krahas marrëdhënieve ndërmjet Turqisë dhe Greqisë, Rama vlerësoi edhe çështje të ndryshme si e ardhmja e Ballkanit Perëndimor, lufta kundër koronavirusit të tipit të ri (Covid-19), marrëdhëniet Shqipëri-Greqi dhe perspektiva e Evropës për rajonin.   

Ai tha se vendi i tij është partner strategjik me Turqinë dhe Greqinë dhe shtoi: “Nuk e ndjej që Shqipëria është midis dy zjarreve”.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në lidhje me marrëdhëniet turko-greke dhe rolin e këtyre marrëdhënieve për Evropën tha: “Unë besoj që ka absolutisht potencial në marrëdhëniet turko-greke të cila janë të dobishme për Evropën, sepse Turqia është absolutisht një vend kyç për kufijtë e Evropës. Pa asnjë dyshim mund të them se Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan nuk është një person antigrek, apo politikan antigrek dhe nuk ka dyshim që e shkuara ka treguar që, kur ka një vullnet, ka një zgjidhje. Dialog, dialog,dialog… Pa ua lënë të tjerëve, pa sjellë të tjerë, thjesht dialog i mirëfilltë. Natyrisht asgjë nuk është e lehtë, por është absolutisht e mundur dhe jam 100% i bindur që marrëdhëniet konstruktive turko-greke mund të jenë një vlerë e shtuar për të gjithë Evropën. E faktikisht, Greqia është në pozicionin e duhur për të qenë ndërmjetësi i ndershëm për të dhe jam i sigurt që kjo do të ndodhë, por deri sa kjo të ndodhë, nuk e di se çfarë do të ndodhë, kjo është fjala ime e fundit.”, tha Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re