Kryeministri Edi Rama ka folur në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Top Talk” në Top Channel, ku ka folur për situatën ku ndodhet vendi ynë për shkak të koronavirusit.

Rama u shpreh se ka shumë besim se do të dalim kryelartë nga kjo situate. “Statistikat flasin në favor të masave që kemi marrë, të rezistencës që gjithë shqiptarët po bëjnë. Durimi, këmbëngulja, besimi për ta çuar përpara këtë luftë, pa harruar asnjë moment se jemi ne luftë, kam shumë besim se do të na nxjerrin kryelartë nga kjo histori kaq e vështirë”.

Ndërkohë i pyetur nga gazetari nëse “është duke bërë gjënë e duhur me masat e marra deri tani për parandalimin e Covid-19”, Rama u shpreh: “Duke u krahasuar me vendet e tjera, jemi duke bërë gjënë e duhur dhe po ecim në drejtimin e duhur”.

“Ne kemi pritur që rastet të shtohen, e për të mos marrë mësysh kemi më pak raste të shtuara nga ajo që kishim parashikuar. Masat po japin efekt dhe nuk duhet të gëzohemi përpara kohe. Cdo lëshim i vijës mbrojtëse mund të pasohet me goditje”, shtoi kryeministri.

Pjesë nga intervista:

Sot ne u futëm në regjim të përshkallëzuar të karantinës përse u ndërmor ky veprim?

Rama: Se është e domosdoshme të mbrohemi shumë fort e të forcojmë vijën mbrojtëse ndërkohë që prilli do jetë prova e zjarrit, vecanërisht dy javët e para të prillit që do na tregojnë më tepër, duke ndjekur krahasimisht me vendet e tjera ata kurbën statistikore e do mund të na thonë se sa mirë ka funksionuar vija mbrojtëse e si mund të fillojmë të mendojmë për hapje të ngadaltë e shumë graduale, por në këtë fazë është momenti për të forcuar vijën mbrojtëse e për të jetuar ditën, cdo ditë është ditë e re e luftë duhet bërë sikur të ishte dita e parë, se nuk jemi në një luftë që historia na ka treguar si ndodh.

Nëse do ktheheshit pas a do kishit bërë veprime ndryshe nga këto që keni bërë deri tani? Mendoni se i keni mbyllur kufijtë pak me vonëse?

Rama: Ata që thonë që kufijtë duhet të ishin mbyllur harrojnë që virusi nuk ndalet. Nuk ka shanc që një vend ta shmangë përplasjen.

Izraeli e shmangu duke mbyllur të moshuarit dhe ecjen e lirë të të rinjve.

Rama: Izraeli nuk e ka bërë këtë gjë. Izraeli po kalon të njëjtën situatë dhe ka po të njëjtat probleme. Edhe me Izraelin ne jemi në linjë direkte dhe kjo nuk është e vërtetë.

Shqipëria duhet të kërkonte ndihmë nga NATO për pajisjet? Apo nuk jemi në kushtet e Malit të Zi.

Rama: Ne kemi ndjekur të njëjtën procedurë brenda NATO-s dhe përsëris se ne jemi të përgatitur. Kemi planin A, B, C, jo thjeshtë në askpektin  ekonomik, por edhe në aspektin e mbrojtjes. Ne nuk do të na gjejë në befasi armiku në rast se nuk do të mbrohemi fort.

Cila është përgjigja që keni marrë nga NATO?

Rama: Nuk jam informuar nëse ka pasur një përgjigje në momentin që flasim, nëse do kishte pasur do isha informuar.

Që të mos krijojmë keqkuptime sepse kam parë që shumëkush thotë që i’ua dha lekët Europa. Psh 50 milion eurot që BE ka vënë në dispozicion nuk kanë ardhur apo do të vijnë me valixhe. Janë një financim me shkallë që do të çelet së shpejti për një transh të parë prej 4 milionësh dhe që do të shtirhet deri në marsin e vitit të ardhshëm si financim. Nuk janë këto paratë që dalin në televizior me valixhe që qarkullojnë me shpejtësi.

A keni ju një parashikim sa do të jetë numri i bizneseve që falimentojnë dhe sa do të rritet papunësia?

Rama: Ne nuk jemi SHBA në asnjë gjë. Vetëm në një gjë ngjajmë që ushtritë janë jashtë loje dhe nëse SHBA janë një vend i financueshëm ne duhet të garantojmë në vazhdimësi që jemi një vend i financueshëm. Pra që të tjerët të mund të në besojnë para qoftë dhe në formën e borxhit dhe të mos katandisemi në një vend që është i pafinancueshëm.

Ne do të dalim në maj në tregjet e kapitaleve dhe duhet të demostrojmë që jemi një vend i financueshëm dhe jo një vend i shkatërruar financiarisht.  

Po presim një eurobond të ri?

Rama: Po patjetër.

Në çfarë vlere ishte paracaktuar?

Rama: Jo nuk mund ta them. Ishte në plan dhe më para për tu bërë, do bëhet në kushte edhe më të ndryshme. Kjo nuk është një histori që dil dhe merr borxhe, sepse është njësoj sikur ke një shtëpi dhe ke një kolateral të caktuar dhe është e pamundur që të gjesh ndonjë budalla që të jep borxh shumëfishin e vlerës së shtëpisë që ke.

Dhe në kushte të tjera do të ketë interesa edhe më të larta.

Rama: Nga ana tjetër ne kemi bërë, po bëjmë dhe do bëjmë deri në fund maksimumin për ekzistencën. Të gjithë atyre që me shumë të drejtë ndihen të pasigurtë, kanë ankth, kanë një problem ekonomik dhe stresohen, dua ti përsëris se ne do të bëjmë gjithçka për ekzistencën në luftë. Në luftë nuk jetohet, por mbijetohet. Kemi filluar nga ata që janë më të dobët. Me masat që kemi marrë u sigurojmë ekzistencën dhe këtu e kam fjalën për biznesin e vogël. Po ndjekim me shumë vëmendje trendin e papunësisë dhe sektorë që kanë nevojë për mbështetje.

NGA KRYEMINISTRIA NË TOP CHANNEL

Publiée par Edi Rama sur Lundi 30 mars 2020

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re