Skip to content

“Rama jep dorëheqjen”/ Protestë para Kuvendit në nisje të seancës plenare: Rama jep dorëheqjen, opozitë e shitur (VIDEO)

protestt 1

Me thirrjet “Parlament i krimit, parlament analfabet”, protestuesit kanë nisur organizimin përpara ambienteve të Kuvendit. Ndërsa në orën 10:00 Kuvendi do të zhvillojë seancën e radhës plenare.

Ashtu siç ishte paralajmëruar në protestën e 30 kundër Ramës, protestuesit, kanë vijuar revoltën e tyre edhe ditën e sotme në orët e para të ditës së sotme.

Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Gjithashtu revolta e tyre ka vijuar edhe ndaj opozitës, me thirrjet “opozitë e shitur”, ndërsa shihen disa deputetë të opozitës të futen në ambiente të Kuvendit.