Skip to content

Rama jep lajmin e bukur/ 3 vepra madhore që do bëjmë në mandatin e katërt…

Screenshot 20250330 174705 Facebook 750x375 1

Kryeministri, njëherazi edhe kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama tha sot gjatë prezantimit të programit qeverisës “Shqipëria 2030”, se në kulturë është realizuar diçka shumë e rëndësishme që prek shumë komunitetet fetare.

Më tej, Rama nënvizoi se gjatë tri mandateve janë bërë krejt të reja 20 salla teatri dhe janë ndërtuar 20 muzeume, rindërtuar ose ndërtuar nga e para disa prej tyre.

Jemi sot për mandatin e 4-rt me tri vepra madhore: Galerinë Kombëtare, Teatrin Kombëtar dhe Muzeun e madh Kombëtar, që janë të trija në faza të ndryshme të procesit, dy janë në kantier. Muzeu Kombëtar së shpejti do të jetë dhe ai në kantier.

Më tutje, një ambicie që i ka ardhur koha është fillimi i ngritjes së rrjetit të qendrave kulturore shqiptare në Itali, në Greqi, në SHBA, në Gjermani, në Angli, në Francë, etj., një kërkesë që vjen nga diaspora dhe të cilën ne duam ta adresojmë bashkërisht me diasporën, por sot kemi më shumë mundësi që të hyjmë edhe me financim”, pohoi Rama.