Kryeministri Edi Rama dha sot lajmin e mirë, ndërsa tha se brenda këtij muaji, vendi do të hapet tërësisht dhe do të nisë edhe sezoni turistik.

Rama u shpreh se Shqipëria duhet të përgatitet që nëse vjen një valë e dytë e koronavirusit, “ta përballojmë me të njëjtin dinjitet dhe seriozitet”.

“Deri sa ne ia dolëm natyrisht që shumëkush duke bërë zgjedhjen e gabuara dhe mos dëgjuar këshillat e Shekspirit do të bjerë pre e një budallallëku që kalon gojë më vesh e vësh me gojë.

Brenda majit Shqipëria do të jetë e hapur tërësisht e ne do përgatitet për sezonin turistik, jo duke iu drejtuar atyre që bëjnë zgjedhjen e gabuar, por duke u përgatitur që nëse do të vijë një valë tjetër që do të jetë edhe më e rëndë po ua them sot ta përballojmë me të njëjtin dinjitet dhe seriozitet që e përballuam, duke e vënë Shqipërinë në atë grup të vogël vendesh që sot shihen me admirim për rezultatin.

Jam shumë krenar që presidenti i Turqisë,  më ka shprehur këtë admirim për çka ka bërë shteti shqiptar, por është diçka, siç sapo e konfirmuan mustaqet e nostalgjisë, sepse kur njeriu e kalon të keqen e harron, por kur përballet me të keqen dhe e mund atë ka prirjen të mendojë se e keqja nuk ia vlente, ka kaluar një fazë dhe jam I bindur se në të gjitha rastet kur të kujtohet kjo kohë ata që zgjedhin të dëgjojnë njerëzit e duhur dhe arsyetojnë në rrugën e duhur do të respektojnë çfarë kemi bërë.

Do të hapemi, por jo si tek Teatri ku papritur u turr turma si sheshi te përsheshi, e përgatitur prej shumë kohësh që e kishte hipotekuar prej 2.5 vjetësh atë godinë si kështjellën prej ku do të organizonte sulmin mbi dhe mbi regjimin“, tha Rama.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re