Shefi i qeverise, Edi Rama ndau një mesazh me qytetarët lidhur me Pagat e Luftës.

Rama njofton se ka kaluar 30 mijëshin numri i pagave 40 mijë lekë të derdhura në llogaritë e punonjësve që nuk e kishin marrë mbështetjen financiare të qeverisë, si pasojë e mosaplikimit nga ana e punëdhënësve. Këtë, Rama e cilëson një “lajm të mirë”.

Në vijim, ai pohon se sipas llogarive të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve janë edhe afro 25 mijë të tjerë që duhet të paguhen.

“U kujtoj punëdhënësve që s’kanë aplikuar ende se afati për ta skadon të premten, 5 Qershor, në mesnatë. Kush nuk do të bëjë aplikimin për punonjësit e vetë do të paguajë gjobë, ndërsa të gjithë punonjësit e lënë pa mbështetjen e punëdhënësit, nuk do të jenë vetëm! Sepse ne do t’u derdhim menjëherë 40 mijë lekët në llogarinë e tyre nga e hëna e ardhshme”, shkruan kryeministri.

Postimi i tij i plotë në Facebook: “LAJM I MIRË: KA KALUAR 30 MIJËSHIN NUMRI I PAGAVE 40 MIJË LEK TË DERDHURA NË LLOGARITË E PUNONJËSVE QË NUK E KISHIN MARRË MBËSHTETJEN FINANCIARE TË QEVERISË, SI PASOJË E MOSAPLIKIMIT NGA ANA E PUNËDHËNËSVE😊

Faleminderit punëdhënësve që reaguan pozitivisht ndaj apelit tonë🙏

🔴 SIPAS LLOGARIVE TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË TATIMEVE JANË EDHE AFRO 25 MIJË TË TJERË QË DUHET TË PAGUAJMË, PRANDAJ U KUJTOJ PUNËDHËNËSVE QË S’KANË APLIKUAR ENDE SE AFATI PËR TA SKADON TË PREMTEN, 5 QERSHOR, NË MESNATË

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re