Ashtu siç e ka bërë “traditë”, edhe mbrëmjen e të premtes, kryeministri Edi Rama përditësoi numrin e pacientëve të shëruar. Me anë të një postimi në “Facebook”, kreu i qeverisë tha se vetëm të premten janë shëruar edhe dhjetë pacientë të tjerë.

 

“🟢 LAJM I MIRË: 10 TË SHËRUAR SOT🤩”

 

Kujtojmë që në daljen e drekës, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në total ishin 89 të shëruar. Bashkë me dhjetë pacientët e tjerë, ky numër shkon në 99.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re