Kryeminstri Rama ka zgjedhur të shkojë në shkollën e rindërtuar “Kosova”, një ndër më të njohurat ndër vite të Tiranës, që pati fatin e keq të digjej e në fund shembej, për t’u ringritur sërish nga e para.

Rama, i cili qe aty me kryebashkiakun Veliaj, ministrin Nikolla, e ish-nxënësin simbol Ardit Gjebrea, ia dedikoj rikthimin e “Kosovës” bashkisë së drejtuar nga Veliaj, pasi sipas tij, ajo e drejtuar nga Basha kishte planifkuar të ndërtonte aty një pallat.

Më poshtë janë dy video të shpërndara nga Rama, ku e para është një spot promocional me personazh Gjebrenë. Në të dytën është vetë ai.         

MIRËMËNGJES 😃dhe pas një lufte afro pesëmbëdhjetë vjeçare, me ata që e morën padrejtësisht si pronë, me ata që e dogjën, pabesisht si godinë, me ata që përmes gjykatësish të korruptuar donin ta kthenin këndin e saj historik në pallat, kam kënaqësinë t’ju uroj të gjithëve një vit të gëzuar e të suksesshëm shkollor, me “Kosovën” e rilindur, shkollën simbol të historisë së Tiranës që sot u hap fëmijëve dyert e të ardhmes, si mishërimi i ambicies sonë për Tiranën që duam, për Shqipërinë që duam👫

Posted by Edi Rama on Sunday, September 16, 2018

 

ERTV Live😊: GEZUAR VITIN E RI SHKOLLOR – Nga shkolla e rilindur “Kosova” në Tiranë#EgjithëVëmendjapërNxënësitMësuesitPrindërit 📚🖋👨‍👩‍👦‍👦

Posted by Edi Rama on Monday, September 17, 2018

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js#xfbml=1&version=v3.1’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs);}(document, ‘script’, ‘facebook-jssdk’));(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js#xfbml=1&version=v3.1’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs);}(document, ‘script’, ‘facebook-jssdk’));

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re