Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, u shpreh se në këto zgjedhje kryeministrit Edi Rama nuk i ka mbetur më asnjë argument, veçse të denigrojë opozitën dhe të fyejë kandidatët e saj.

Komentet Rama i bëri gjatë një interviste për Panorama TV, ku tha se Rama është një kryeministër që largon popullin e vetë nga vendi dhe që shan e ofendon kundërshtarët politikë.

Ai shtoi se Rama ka arritur në pikën që vendos se kush duhet të jetë kryetar i PD-së, partisë më të madhe opozitare.

“Rama nuk flet për thelbin e problemeve të qytetarëve. Kjo është një sjellje tipike e Ramës. Rama nuk krijon kushtet që shqiptarët të jetojnë në Shqipëri, por bën që ata të largohen. Në vitet e fundit janë larguar rreth 800 mijë vetë. Një kryeministër që largon popullin e vetë nga Shqipëria, shen dhe ofendon kundërshtarët politikë.

Përveç faktit që kryeministri ka 10 vite në pushtet, ka shumë bashki që i kontrollon prej dhjetëra vitesh. Pse duhet të japë llogari Rama, e detyron njeri të japë llogari? Ai nuk do të japë llogari, nuk do të flasë për problemet e përditshme të njerëzve. Këto janë zgjedhje si kurrë më parë që nuk flitet për problemet e njerëzve. Problemi është se as që nuk u shkon nëpër mendje këtu që të japin llogari.

Rama ka arritur në pikën kur vendos kush duhet të jetë kryetari i PD-së dhe është në kushtet siç mendon ai që nuk mund të marrë parasysh hallet apo dëshirat e zgjedhësve. Vendimi për t’i hequr PD-së simbolin e PD-së, sigurisht që ka ndikuar. Por kjo nuk është një çështje që ndodhi tani. Tentativa e kryeministrit për të përçarë opozitën ka kohë që ka filluar.

Në 2013 Rama fitoi zgjedhjet. Me kalimin e kohës siç shpesh ndodh, maxhorancat pas 4 viteve humbasin mbështetjen. Kur vijnë zgjedhjet e mandatit të tretë nuk të mbetet gjë tjetër veçse të denigrojë opozitën”, u shpreh Shehaj.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re