Kryeministri Edi Rama ka uruar Amerikën për Ditën e Pavarësisë në rrjetet sociale.

Por sot, ai ka edhe vetë ditëlindjen.

Rama mbush 55 vjeç.

Dhe komentuesit e shumtë nuk e kanë harruar këtë gjë, duke e uruar atë.

Ditën e sotme Rama nuk do të jetë në Tiranë, por mesa duket ditëlindjen ta festojë përkrah Angela Merkel në Poloni.

Kjo, pasi data e lindjes së Ramës (4 korriku), përkon me datën kur mbahet Konferenca e Ballkanit Perëndimor në Poznan të Polonisë.

Kjo konferencë mbahet dy ditë me radhë sot dhe nesër, ndërsa në të do të marrin pjesë liderët e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, që janë në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

E ftuara më e rëndësishme e Konferencës së Ballkanit Perëndimor, i cili mblidhet çdo vit në një qytet tjetër europian që prej vitit 2014, do të jetë pikerisht kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Ajo është themeluesja nismës diplomatike të njohur si Procesi i Berlinit.

()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re