Skip to content

“Rama ka futur në burg Veliajn”/ Gjokutaj: Karrigen e bashkisë e ka zënë Rama

640 0 1729108561xgenc gjokutaj 142

Avokati i njohur, Genc Gjokutaj tha sot se Rama është ai që ka futur në burg kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.

I ftuar në një emision televiziv në ‘Syri TV’, Gjokutaj tha se Rama ka gjysmën e partisë në burg.

Gjokutaj shtoi se Rama është i vetmi që e di se çfarë ka bërë dhe nuk bëhet fjalë për bisedë kafeneje, por seanca gjyqësore.

  • “Rama ka futur në burg Veliajn.
  • Rama ka gjysmën e partisë në burg.
  • Veliaj kërkon të kthehet në zyrë. Por karrigen e bashkisë e ka zënë Rama.
  • Rama është i vetmi që e di se çfarë ka bërë dhe nuk bëhet fjalë për bisedë kafeneje, por seanca gjyqësore”,- tha Gjokutaj