Ish-presidenti Bamir Topi i ftuar në emisionin “Pushteti” që modelohet nga Juela Meçani në “Fax News” ka komentuar aktualitetin politik dhe zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

Gjatë fjalës së tij, Topi thotë se Begaj është një figurë e “pastër” jashtë politikës por do të gjykohet pasi të ushtrojë detyrën e presidentit, pasi sipas tij çdo koment tjetër momentalisht do të jetë paragjykim. Gjithashtu Topi nuk kurseu kritikat për kryeministrin Edi Rama i cili me deklaratat e tij po vazhdon luftën politike me Ilir Metën dhe Sali Berishën.

Presidenti Bajram Begaj – “Pas vitit 2008 cdo mazhorancë politike shkon tenton për të zgjedhur një president në raundin e katërt, kështu ka ndodhur në vitin 2012, kështu ka ndodhur në vitin 2017, po ashtu edhe në 2022. Pra të gjithë elementët e kornizës kushtetuese të bëjnë që të parashikosh që Shqipëria zor se do të ketë edhe në të ardhmen një President konsensual, pra është pranuar nga të të gjithë. Ky ishte një skenar i Edi Ramës ku u tërhoq opozita dhe më pas eredhi zgjedhja e presidentit nga Rama. Begaj është një njeri me parametra njerëzor por që nuk ka pasur lidhje me politikën. Unë mendoj se ky është nder i madh për të qenë në krye të shtetit shqiptar për 5 vite. Begaj do të gjykohet gjatë ushtrimit të detyrës së tij, nuk bëhet paragjykim. Por në komunikimin e parë unë besoj që do të ketë dinjitet në ushtrimin e detyrës”, u shpreh fillimisht Topi.

Berisha kundër Begajt – “Deklarata e Berishës nuk ka të bëjë personalisht me Begajn i cili ishte në një detyrë të lartë si shef i shtabit të Përgjithshëm. Berisha atakon konkretisht propozimin e Ramës. Berisha tha se Rama i ka gjitha pushtetet, Berisha e njeh si emërtesë të pushtetit të Edi Ramës. Begaj mund të demostrojë që ka integritet dhe premisa për të përfaqësuar atë institucion ashtu sic i takon. Nëse presidenti i zgjedhur do të sprovohet në sfidat e detyrueshme të përplasjes institucionale sepse e tillë është situata , atëherë këto konsiderata mund të vlerësohen gjatë rrugës.

Ilir Meta President dhe deklaratat e Ramës – “Ishte një startim i keq i Edi Ramës për të dhënë konsiderata për një institucion i cili po e mbyll 5-vjecarin e Metës e cila përfundon më 24 korrik. Cdo deklaratë tregonm cinizëm, tregon vazhdimin e luftës politike të panevojshme, tregon se ky njeri është potent në politikë dhe institucione. Është fyese që të merresh në rolin e supervizuesit të presidencave që kanë kaluar 30 vite. Leja historianëve gazetarëve të japin konsiderata dhe të bëjnë krahasime pasi kryeministrit Edi Rama nuk i takon. Nga kjo pikëpamje kur je i zbuluar vetë nuk mund të japësh komente për të tjerët. Cfarë ka kaluar nuk ka nevojë për ta diskutuar. Sot jemi në një fazë akute të sëmundjes që ka poltika dhe besoj një nga protagonistët dhe shkaktar të kësaj situate është edhe vetë zoti Rama”, u shpreh Bamir Topi.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re