Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka tha në emisionin “Log.” në Panorama TV se kryeministri Edi Rama ka shkelur kushtetutën kur ka bërë apel për mospjesëmarrje në votime.

Sipas Açkës, Rama duhet të dërgohet para përgjegjësisë penale, pasi diçka të tillë theksoi ajo mund ta bëjnë vetëm ‘këlyshat e komunistëve’.

“Gjëja e parë që më bie në sy në këto zgjedhje është diçka antikushtetuese gjatë fushatës, thashë si është e mundur që asnjë zë nuk ka dalë të thotë që kryeministri bën një gjë antikushtetuese, i bën thirrje qytetarëve që të mos dalin të votojnë. Ky njeri u thotë shqiptarëve mos dilni të votoni, ku në fakt çdo kryeministër në botë gjëja e parë që thonë është dilni të votoni. Ky njeri shkel Kushtetutën me retorikën e tij. Dhe këtu nuk mblidhen 20 njerëz ta çojnë këtë njeri para përgjegjësi qofte edhe penale.

Ky njeri po justifikon atë që thotë në fushatë, ku njeri ka paguar që mos dalin në fushatë, ky ka shantazhuar qytetarët. Në këtë rast ky pagoi që njerëzit mos dilni. Një nga shkaqet e fitores së tij është pikërisht kjo.

Një ditë para zgjedhjeve më është shfaqur një patronazhiste në shtëpi, ça donte ajo me letra në dorë?! Të gjitha format malinje që vetëm këta mund ti bëjnë, këlyshët e komunistëve. Vetëm këta mund ta bëjnë”, u shpreh ndër të tjera deputetja e PD.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re