Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës ku do prezantohej  mekanizëmi i ri me fuqi speciale kundër krimit e korrupsionit,  është shprehur se ky vit qeverisës ka qenë ndër më të vështirët, pasi sipas tij Shqipëria nuk arriti të merrte negociatat dhe kjo sipas tij kishte në themel frikën nga drejtësia e re.

 

Shefi i qeverisë ka deklaruar se negociatat u bllokuan dhe për shkaqe të brendshme nga frika vendosjes së drejtësisë së re.

 

Sipas Ramës në mungesë të vendimit të hapjes së negociatave, kushtet e Bundestagut janë udhërrëfyes për vazhdimin e procesit të integrimit në BE.

 

“Ky ka qenë viti më i veshtirë i qeverisjes sonë. Shqipëria nuk arriti të çelë negociatat me BE. Ne themel të asaj përpjekje ka qenë frika, frika nga drejtësia. Frika nga drejtësia e lidhur me mundësinë reale të çeljes së negociatave që dihet se vjen një proces ballafaqimi mes vendit kandidat dhe negociatave. Gjithë reforma në drejtësi, gjithë bagazhi ligjor i krijuar në këto vitet e fundit korrespondon me kapacitetet e sistemit të drejtësisë, për të gjykuar pavarësisht statusit social, apo influencës apo forcës të individëve të caktuar. Adresim i korrupsionit deri në nivelet më të larta, kjo ka qenë në themel të gjithë asaj përpjekje që kulmoi me një situatë absurde dhe sureale në procesin zgjedhor. Nga ana jonë ne i bëmë të gjitha përpjekjet me një mundim të posaçëm për të komunikuar dhe balancuar të gjithë efektin e baltës së hedhur ndërkombëtarësh në vendin tonë. Duke filluar me një vend që është kyç në vendimmarrje, që është Gjermania, na ishte krijuar një barrierë domethënëse me partinë Kristian-Demokrate që është partia kryesore e koalicionit. Fakti që Gjermania kolaudoi me një po të Bundestagut është një provë që tregon se përpjekjet tona ishin të suksesshme. Në mungese të vendimi për çeljen e negociatave, kemi një udhërrëfyes për vazhdimin e procesit të integrimit në BE”.

 

Kryeministri  Rama sërish ka theksuar faktin se mos çelja e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian erdhi si pasojë e politikave të brendshme dhe nismës së Francës për të ndryshuar të gjithë procesin e zgjerimit. Gjithashtu ai është shprehur se tashmë takimet dhe dialogu edhe me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për detajet e këtij procesi reformues.

 

“Si dëshmitar i gjithë procesit mund të dëshmoj versionin tim, që refuzimi ishte rezultat i një konflikti të brendshëm në KE që lidhet me qëndrimet divergjente mes Francës dhe Gjermanisë, dhe Francës dhe një grupi të vogël shtetesh për mënyrën se si duhet të reformohet BE. Në Paris para 4 ditësh janë thirrur 4 ambasadorë, të Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut, Serbisë dhe Malit të Zi, këta dy të fundit negociuan, Shqipëria dhe Maqedonia presin negociatat”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re